Nesër publikohen episodet e fundit të sezonit të pestë të ‘Money Heist’

Pesë episodet e fundit të vëllimit të dytë të sezonit të pestë të Money Heist(La Casa de Papel) do të publikohen nesër (3 dhjetor).
Drama spanjolle ka mbledhur miliona shikues që nga viti 2017, e në këtë pjesë të dytë që publikohet nesër bëhet i ditur fati i aktorëve që shënuan histori në La Casa de Papel.
Ndërkaq, pjesa e pestë, vëllimi i parë e kësaj drame që u publikua më 3 shtator, e menaxhuan disi të shpëtojnë Lisbonën. Profesori për herë të parë nuk kishte një plan të arratisjes. Në momentin që menduan se gjërat nuk mund të shkonin më keq, një armik erdhi në skenë, i cili është më i fortë nga me çfarë janë përballur: ushtrinë. Çka filloi si vjedhje do të shndërrohet në një luftë.
Pjesë e kastit janë: Ursula Corberó, Álvaro Morte, Itziar Ituño, Pedro Alonso, Miguel Herrán, Jaime Lorente, Esther Acebo, Enrique Arce, Rodrigo de la Serna, Darko Peric, Najëa Nimri, Hovik Keuchkerian, Luka Peros, Belén Cuesta, Fernando Cayo, Fernando Soto, Jose Manuel Poga and Mario de la Rosa./21Media

Back to top button