2 mijë euro gjobë për këtë parti politike
Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka gjobitur me 2 mijë euro Partinë Demokratike të Kosovës(PDK), pasi që ka shkelur masat antiCOVID në një tubim të mbajtur me qytetarë.
Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se askush nuk është mbi ligjin.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media
Askush mbi ligjin!
Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë.
Posted by Adonis Tahiri on Monday, January 25, 2021