2 mijë punëtorë nga nesër në grevë
Kryetari i Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një konference për media ka njoftuar se rreth 2 mijë punëtorë teknik nëpër spitalet e Kosovës, do të hyjnë në grevë qe nga nesër në orën 07:00.
Ai ka thënë se në të gjithë vendin, përjashtim QKUK-së do të futën në grevë.
“Kemi raste ku në QKUK punëtorët janë të mashtruar se pagat e këtyre punëtorëve do të dalin nga e mëkrura por doli që është rrenë”, u shpreh ai
Azemi ka thënë se kjo grevë është ligjore dhe duhet të respektohet nga të gjithë.
Ai thotë pronarët e kompanive nuk duhet t’iu bëjnë presion punëtorëve për mos mbajtje të grevës, pasi që këta punëtorë janë duke i kërkuar të drejtat e tyre./21Media