S’ka edukator meshkuj

 

Edhe pse shkalla e papunësisë te gratë vazhdon të jetë më e lartë kundrejt burrave, asnjë burrë nuk punon në sektorin e shkollimit parashkollor.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistika për temën “Gratë dhe burrat në Kosovë 2018-2019”. Tek “Struktura e mësimdhënësve sipas niveleve në arsim (publik dhe privat) për vitin2018/2019” shihet që në Edukimin Parashkollor 100% e mësimdhënësve në Edukimin Parashkollor janë femra.

Kurse në Edukimin Fillor dhe të Mesëm të Ulët, po ashtu është dominim i femrave, por në përqindje më të vogël.

Ndërsa, në Edukimin e Mesëm të Lartë dhe Universitar, është dominim i mësimdhënësve meshkuj.

Ndërkaq në total shkalla e papunësisë për gratë për vitin 2018 ishte 33.4% kundrejt 28.5% të burrave përderisa në vitin 2019 për gratë ishte 34.4% kundrejt 22.6% të burrave.

Sipas rezultateve të dalura nga Regjistrimi i bujqësisë në Kosovë në vitin 2014, vetëm 4.9% femra ishin bartëse të pronësisë së tokës bujqësore. Përkundër përmirësimeve të bëra gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në proceset e vendimmarrjes në të gjitha nivelet. Gratë për vitin 2019 kanë në pronësi 11 % të bizneseve./21Media

Back to top button