2 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 803 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm 2 persona, një në Tiranë dhe një në Vaun e Dejës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19.
Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 966./21Media

Back to top button