2 të vdekur dhe 253 raste të reja me koronavirus

 

Dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 253 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 53.776 raste nga 197.061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.377 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.140./21Media

 

646 TË SHËRUAR DHE 253 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, 10 January 2021

Back to top button