2 Ton publikon “Njo si ti” dhe “Trëndafil”

Artisti shqiptar, 2 Ton ka publikuar dy projekte të reja muzikore.

Kënga e parë titullohet “Njo si ti”, kurse kënga tjetër mban titullin “Trëndafil”, shkruan rtv21.tv.

Producent i të dy këngëve është Nego, teksti gjithashtu është shkruar nga 2Ton dhe Ghulo dhe melodia është realizuar nga 2 Ton dhe Nego.

2 Ton pritet që nesër t’i publikojë edhe dy këngë tjera, ”Amsterdam/Milano ” në orën 16:00  dhe “Kurgjo t’re” në orën 17:00.

Kujtojmë se projekti i fundit i reperit është titulluar “Te amo”, dhe është publikuar para një muaji./21Media

Back to top button