“Hidrodrini” nis shkyqjet në Pejë, shkyq KOSTT-in dhe Postën

Janë shkyqur nga rrjeti i ujësjellësit Stacioni i KOSTT Elektrobartja, Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë,  për shkak të borxhit ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”

KRU “Hidrodrini ka bërë të ditur  se nga rrjeti i ujësjellësit janë shkyqur edhe ekonomi biznesore e familjare dhe institucione vitale, shkruan rtv21.tv.

“Janë çkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ekonomi biznesore e familjare si dhe institucione vitale, përfshirë Stacioni i KOSTT Elektrobartja – Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë – pika nr.5. Çkyçje janë realizuar edhe në Çarshinë e gjatë të qytetit dhe në rajonin e fshatrave të Jabllanicës. Numër i konsiderueshëm i konsumatorëve borxhlinjë, me vet-kërkesë, në afat prej 40 minutash, i janë përgjigjur aksionit duke kryer pagesën e menjëhershme dhe duke e dëshmuar me fletpagesa bankare në vendngjarje”, ka shkruar KRU “Hidrodrini” në “Facebook”.

Ky aksion i cili sot ka qenë i fokusuar në komunat Pejë dhe Klinë është asistuar nga Policia e Rajonale e Pejës, ndërsa do të zhvillohet në tërë zonën e mbulueshmërisë.

bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë në baza ditore./21Media

Back to top button