2 viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri. Aktualisht në spitalin infektiv dhe në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’, po trajtohen 117 pacientë. Ndërkohë, janë shëruar edhe 22 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Viktima – Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça.

Raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitiv me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)

Testime totale            50928

Raste pozitive              7499

Raste të shëruara         3816

Raste Aktive                 3453

Humbje jete                   230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1854

Durrës               433

Shkodër             290

Fier                     150

Lezhë                 134

Korçë                 132

Vlorë                  127

Kukës                107

Elbasan             101

Berat                 57

Gjirokastër        34

Dibër                 34./oranews

Back to top button