2 viktima dhe 14 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, dy qytetarë në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19.
Ndërsa nga 1 mijë e 153 testime të kryera janë konfirmuar 14 raste të reja me virusin.
Janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 333. Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 95
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë e 795 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion 456 mijë e 845 doza të vaksinës.
Deri më sot 632 mijë e 567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button