Policisë së Kosovës i kërkohet të ofrojë informata lidhur me lirimin e mundshëm të Veselit, Selimit e Krasniqit

Policisë së Kosovës i është kërkuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë që brenda dy javëve, të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj, ndër të tjera, për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou në rastin e Hashim Thaçit dhe tjerëve, ka lëshuar urdhrin, pas vendimit që mori Gjykata e Apelit më 1 tetor.

“Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës, siç speficikohet më tej në aneksin e këtij urdhri, të ofrojë informata sa i përket: autoritetit dhe aftësisë së Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve që janë subjekt të lirimit me kusht, monitorojnë dhe kufizojnë komunikimet e individëve të tillë, të administrojnë arrestin shtëpiak dhe të zbatojnë kushtet e bashkangjitura me lirimin e përkohshëm dhe rastet e mëparshme të aplikimit të këtyre kushteve te personat e liruara me kusht të akuzuar për krime të rënda. Po ashtu, Policia e Kosovës mund të ofrojë çdo informatë shtesë që mund të konsiderohet si relevante në lidhje me fuqizimin e lirimit me kusht. Policia e Kosovës duhet të lidhet me çdo departament apo autoritet tjetër në Kosovë nëse është e nevojshme për të siguruar informatat e nevojshme”, thuhet në urdhrin e lëshuar nga Gjykatësi i procedurës paraprake.
Veseli, Krasniqi e Selimi janë arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa akuzohen për krime lufte./21Media 
 
Back to top button