2 viktima dhe 931 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, betejën me COVID-19 e kanë humbur 2 persona, ndërsa janë shënuar edhe 931 raste të reja.
Gjatë 24 orëve nga koronavirusi janë shëruar 2 mijë e 94 qytetarë, duke e quar numrin e të shëruarve në 244 mijë e 539 që nga fillimi i pandemisë, shkruan ora news.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë 15 mijë 262 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button