Rrëzohet Qeveria e Malit të Zi
Parlamenti malazez ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së shtetit të udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq.
Sonte me votat e Lëvizjes Qytetare URA dhe deputetëve të opozitës në Kuvend u votua mosbesimi ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit, raportojnë mediat malazeze.
Për mocionin e mosbesimit votuan 43 deputetë, ndërsa 11 e kundërshtuan.
Në votimin publik nuk morën pjesë deputetë të Frontit Demokratik, Lëvizjes për Ndryshim dhe Partisë Popullore Socialiste./21Media