2 viktima nga COVID-19 në Maqedoni
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 2.430 teste dhe janë regjistruar 294 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (294), janë regjistruar 41 riinfeksione.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar dy persona të vdekur: një nga Shkupi (70 vjeç) dhe Resnja (78 vjeç). Të dy vdiqën në spital.
Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga Termini Im, janë edhe 4 persona të vdekur të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej datës 22.03. deri me 25.03.2022.
Deri më tani në Maqedoni janë bërë gjithsej 1.960.264 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 305.717, numri i të shëruarve është 294.662, numri i të vdekurve arrin 9.220, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 1.835./TV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?