20 mijë e 995 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 20 mijë e 995.
Në raportin e fundit nga MSH, bëhet e ditur se dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 787 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja kanë dalë nga 5 mijë e 82 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Janë shëruar 3 mijë e 613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195 mijë e 21./21Media

Back to top button