Sa qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës antiCovid?

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 754 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 794 mijë e 993 doza të vaksinës.
Në raportin e fundit të MSH-së bëhet e ditur se 808 mijë e 830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Janë dhënë 89 mijë e 927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 787 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja kanë dalë nga 5 mijë e 82 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit./21Media

Back to top button