20 milionë euro për importin e energjisë elektrike

 
Pas miratimit në Kuvend të buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë, mbrëmë  Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën u miratuan dy vendime.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se Pakos së Ringjalljes Ekonomike i kanë shtuar masën 3.7 “Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”.
Kurti tuje ka njoftuar se janë ndarë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit të energjisë.
“Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2022. Buxheti është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 748 milionë euro./21Media

Back to top button