20 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19, nga 949 testime të kryera.
Ndërsa janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 917.
Në Kosovë janë 545 raste aktive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 214 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 822 mijë e 924 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100 mijë e 313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button