20 raste të reja me Covid-19 për 24 orë

 

Në 24 orët e fundtit janë shënuar 20 raste të reja pozitive me Covid-19 dhe asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë realizuar 2,066 testime.

Ndërsa sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103 mijë e 908.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 107 mijë e 486 raste pozitive. Prej tyre 2 mijë e 244 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit./21Media

Back to top button