Policia në aksion, arrestohen 20 persona

 

 

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare ka bërë të ditur se sot pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë arrestuar 20 persona të dyshuar për veprën penale ”kontrabanda me emigrantë”, ku 14 prej të dyshuarve janë shtetas të Kosovës ndërsa 6 të tjerët janë me shtetësi nga Iraku, Siria dhe Palestina.

”Operacioni është zhvilluar në dy rajone: në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në rajonin e Prizrenit. Si rezultat i hetimeve të mëhershme nga Sektori i Hetimeve të DPK-së dhe me asistimin e njësive tjera mbështetëse të PK-së, janë kryer kontrolle ne 10 lokacione (shtëpi, hotele dhe objekte përcjellëse), dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si ne vijim: 22 telefona celular, 11 automjete të ndryshme, 6 fishekë cal 7.65 mm, një grirëse për mariuhanë, dy pako rizzllo, tri çip (memoristik) – kartela të telefonit, disa sim kartela dhe një sasi e mjeteve monetare”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurores së rastit nga Prokuroria Themelore e Krimeve të Rënda ne Mitrovicë, janë dërguar ne mbajtje prej 48 orëve 11 të dyshuar, ndërsa 9  prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button