20 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 mijë e 870 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983.
Në total numri i rasteve aktive është 322.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës.
Ministria njofton se deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media 
Back to top button