Genta pre e sulmeve kibernetike, u kërkon falje ndjekësve

Genta Ismajli gjatë kësaj të mërkure bër të ditur se ishte pre e një sulmi kibernetik.
Këngëtarja ka njoftuar se në Instagramin e saj kanë hyrë persona të paautorizuar, të cilët ia kanë fshirë fotografitë dhe u kanë dërguar mesazhe të tjerëve.
Por, pas kësaj 37-vjeçarja siç duket riktheu gjithçka nën kontroll. Ajo dha në sqarim për ndjekësit e saj, shkruan rtv21.tv.
“Pas një problemi me Instagram, ku më saktë Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet, unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe. Faleminderit miqve të mi që më në fund ma kthyen Instagramin, me dashuri Genta”, ka shkruar ajo.

Artistja nga Gjilani është në ditët e saj të fundit të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, kanë njoftuar se tashmë janë në pritje të një djali dhe vajze./21Media

Back to top button