20-vjeçari Alcaraz mbret i “Wimbledonit”, e mposhti tenistin serb Gjokoviq

Carlos Alcaraz e fitoi titullin e kampionit në “Wimbledon” për herë të parë. Ai e ndali dominimin e Novak Gjokoviqit, pas një paraqitjeje mbresëlënëse të dielën.

Spanjolli Alcaraz, 20-vjeçar, luftoi shumë pas humbjes së setit të parë dhe triumfoi në fund me rezultatin 3:2 në sete, 1:6, 7:6 (8:6), 6:1, 3:6 dhe 6:4, kundër kampionit në fuqi.

Gjokoviqi e kërkonte triumfin e pestë rresht, të tetin në konkurrencën e meshkujve dhe Grand Slamin e 24-t–që të gjitha rekorde.

Por serbi u mposht nga bartësi i parë i turneut, Alcaraz, i cili tregoi aftësitë e tij dhe e fitoi trofeun e dytë madhor në karrierë.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button