E konfirmuar, Kurti s’do të takohet me Ramën në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të hënë do ta zhvillojë një takim informal me krerët e rajonit dhe komisionarin për Zgjerim në Bashkimin Evropian Oliver Varhely, lidhur me Procesin e Berlinit.

Por, në këtë takim nuk do të merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeveris, Përparim Kryeziu, i cili theksoi se Kurti nuk mund të marrë pjesë për shkak se më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, shkroi Kryeziu./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button