20 vjet nga monedha e re e Evropës

Euro ka zëvendësuar monedhat kombëtare të 11 vendev

Që nga 1 janari i vitit 1999, Evropa ka monedhën e re, euron. Në këtë datë euro ka zëvendësuar monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.

Në 1 janar 2001 ajo ka zëvendësuar edhe monedhën e Greqisë.

Kalimi në një monedhe të vetme i eurozonës, e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë evropianë ka paraqitur përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.

Gjithashtu euro ka lehtësuar këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë eurozonës.

Back to top button