Presidenti Begaj ngushëllon familjarët e vogëlushëve në Durrës: Institucionet përgjegjëse të marrin masa

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër u plagos rëndë.

Ai shprehet i tronditur nga ngjarja dhe kërkon hetim të plotë për rrethanat, si dhe masa për rritjen e sigurisë në qarkullim.

 

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku tre fëmijë po luanin në trotuar kur u përplasën nga një automjet.

Dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër u dërgua drejt Traumës në gjendje të rëndë.

Back to top button