200 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë
200 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që kur presidendit rus, Vladimir Putin i ka urdhëruar trupat ruse të sulmonin vendin.
Kështu ka bërë të ditur zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në një deklaratë të shtunën, ku shtoi se më shumë se 360 fëmijë janë lënduar deri më tani.
5 fëmijë u plagosën dhe 2 prej tyre vdiqën, duke përfshirë një foshnjë 7 muajshe në një sulm rus në Kharkiv të premten.
Në fillim të kësaj jave, UNICEF tha se gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas tani janë zhvendosur për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.
Drejtori i programeve emergjente të UNICEF-it, Manuel Fontaine i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën se ai “rrallëherë kishte parë kaq shumë dëme të shkaktuara në kaq pak kohë”./21Media