2003 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të prekurve me COVID-19 ka shkruar në 14 mijë e 939. Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 57 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, 137 të shëruar si dhe 4 të tjerë kanë humbur jetën.

Covid-19 sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani ka marr jetën e 611 personave. Ndërsa, 12 mijë e 325 persona arritën që të shërohen nga COVID-19. Derisa, numri i rasteve aktive është 2 mijë e 3.

Rastet e reja me Covid-19 që u raportuan në 24 orët e fundit janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skënderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik./21Media

Back to top button