Kaloni te përmbajtja kryesore

21 ankesa dorëzohen në PZAP

Gjatë ditës së zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 21 ankesa.
Ankesat në PZAP janë bërë nga subjektet politike dhe OJQ-të lidhur me procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale në Kosovë.
“PZAP-i ka pranuar 21 ankesa nga subjekte te ndryshme politike natyra ete cilave ka qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB dhe thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami etj”, ka bërë të ditur kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.
Në zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, 17 komuna kanë zgjedhur kryetarin e tyre për 4 vjetët e ardhshme, ndërsa 21 komuna kanë shkuar në balotazh. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është bërë e ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka qenë rreth 42.50%.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button