21 të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore në Teksas

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur vdiqën nga të shtënat me armë zjarri të martën, në një shkollë fillore në Teksasin jugor.
18-vjeçari i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët.
Hetuesit thanë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë.
Adoleshenti dyshohet se qëlloi gjyshen e tij në fillim të tërbimit.
Mediat lokale raportojnë se ai mund të ketë qenë një nxënës i shkollës së mesme në zonë.
Shefi i Policisë së shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”, shkruan BBC.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se sulmuesi, të cilin ai e quajti si Salvador Ramos, braktisi një automjet përpara se të hynte në shkollë për të hapur zjarr “të tmerrshëm”.
Një nga të rriturit e vrarë ishte një mësuese, e cila është përmendur në mediat amerikane si Eva Mireles.
Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se një zyrtar i Patrullës Kufitare të ShBA-së, i cili ishte afër kur filluan të shtënat, hyri me shpejtësi në shkollë dhe qëlloi dhe vrau personin e armatosur, i cili ndodhej pas një barrikade.
Robb Elementary mëson nxënësit e klasës së dytë, të tretë dhe të katërt, të cilët variojnë nga mosha shtatë deri në 10 vjeç./21Media
Anëtarët e komunitetit qanë në një vigjilje të improvizuar të martën mbrëma

Back to top button