Bebe Rexha dhe David Guetta publikojnë “Sad Girls”

Dyshja e famshme ka “trazuar”rrjetin me projektin e tyre më të ri. Bebe Rexha dhe DJ-i i njohur francez David Guetta kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë hitin e ri “Sad Girls”, një këngë energjike që po pushton platformat muzikore dhe pistat e vallëzimit.
Bebe Rexha ka treguar se ky projekt u dedikohet të gjithë atyre që, edhe pse me zemër të thyer, zgjedhin të kërcejnë dhe të mos dorëzohen. Kënga vjen si pjesë e albumit të saj të parë si artiste e pavarur, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet më 12 qershor.
Pas suksesit të madh me hitet e mëparshme si “I’m Good”, dyshja rikthehet sërish me një bashkëpunim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?