211 oksigjeno koncentratorë nga OBSH-ja për Kosovën
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhuruar sot Kosovës 211 oksigjeno koncentratorë.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të oksigjeno koncentratorëve, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se po e pranojnë një donacionin e radhës, që për nga cilësia dhe sasia ndihmon shumë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe luftën kundër Covid-19.
Ndërsa, u.d i drejtorit të QKUK-së, Valbon Krasniqi tha se çdo produkt që vjen nga donatorët do të shfrytëzohet në mënyrë të rregullt.