Për 1 maj protestohet në Kosovë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë një protestë më 1 maj

Në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë një protestë më 1 maj.

Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës, ka bërë të ditur se protesta fillon para BSPK-së  nga ora 10:00  dhe marshon deri te sheshi “Skënderbe”, ku edhe do të lexohen kërkesat e kësaj sindikate.

Po këtë ditë më 1 maj, Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, nga ora 11:00 do të protestojë para selisë së Ministrisë së Kulturës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e tyre.

Back to top button