Parashikimi i motit për këtë javë

Gjatë kësaj pritet që të mbajë mot i ndryshueshëm

Mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometorologjik i Kosovës.

Vranësirat vende- vende sipas këtij instituti,  do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Do të fryj erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button