Xhaferi: Shpresojmë se situata do të qetësohet

Kryetari i ri i parlamentit në Maqedoni tha se shpreson që deputetët e lënduar sa më shpejtë do të kthehen në vendet e tyre të punës

Talat Xhaferi sot e dha deklaratën e parë si kryetarë i Parlamentit .Ai tha se situata do të kthehet në normale .

“Shpresojmë se situata do të kthehet në normale dhe deputetët e lënduar sa më shpejtë do të kthehen në vendet e tyre të punës“ tha Xhaferi.

Ai gjithashtu njoftoi për takimin siç e cilësoi të frytshëm me zotri Ji, dhe mbështetjen që i dha zgjedhjes së tij për kryetar të Parlamentit .

“Si kryetar i Kuvendit kam kënaqësinë  t’iu informoj për takimin e frytshëm me z. Ji, me te cilin edhe njëherë u konfirmua mbështetja e zgjedhjes sime si kryetar i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kam siguruar diplomatin amerikan se do të jem kryetar i te gjithë deputeteve në parlament, pa marre parasysh përkatësin  politike apo etnike të tyre, dhe pa marr parasysh deklarimit të tyre pro apo kundër zgjedhjes sime si  kryetar i ri i Kuvendit”, deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi./21Media

Back to top button