Shuhen operatorët ilegalë të telefonisë mobile në vend

Gashi: Isha në veri për të konfirmuar ndërprerjen e sinjaleve

Sot është ndërprerë sinjali i dy operatorëve të telefonisë mobile Telenor dhe VIP, të cilët kanë vepruar ilegalisht në Kosovë që nga pas-lufta. Drejtori i bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacioneve, Kreshnik Gashi, konfirmoi per RTV 21 se ishte në veri të vendit për të parë nga afër shuarjen e këtyre dy operatorëve ilegalë.

Sipas tij nesër pritet të bëhen edhe matjet të tjera nga ARKEP

Ndryshe ARKEP i kishte dhënë një afat përfundimtar këtyre dy operatorëve që data 1 maj 2017 të jetë data e fundit kur ata do të mund të ndërpresin operimet në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button