22 persona u kapën duke zhvilluar lojëra të fatit, u sekuestruan 770 çipa

Policia ka informuar se të entjen pas mesnate, gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Ukshin Kovaçica”, në Mitrovicë  janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit 21 meshkuj dhe një femër.
Si prova materiale janë sekuestruar 770 çipa, dy komplete letra.
“Gjashtë prej tyre janë intervistuar, ndërsa të dyshuarve tjerë me vendim të prokurorit u janë shqiptuar gjoba mandatorë për mosrespektim të orarit qarkullues.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button