22 persona u vranë në sulmin ajror rus në Sumy
Guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyi tha se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si “vrasje masive”.
“Tri bomba në një mbrëmje… Ishte një natë e tmerrshme.”, tha ai për BBC Ukrainian.
Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht./21Media