‘Britania e Madhe tani mund të ndalojë avionët rusë’

Mbretëria e Bashkuar njoftoi një sërë sanksionesh të reja që prekin avionët rusë dhe eksportet e teknologjisë hapësinore dhe të aviacionit.

Masat, të cilat u njoftuan nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, do t’i japin qeverisë kompetencat për të ndaluar avionët rusë në MB dhe do ta bëjnë vepër penale fluturimin ose uljen e tyre në vend, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Truss tha se ndryshimet do të shkaktonin “dhimbje ekonomike të mëtejshme për Rusinë dhe ata afër Kremlinit”.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps tha se Mbretëria e Bashkuar po shkonte një hap më tej duke “e bërë një vepër penale për aeroplanët rusë që të operojnë në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar”./21Media

Back to top button