22 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

 

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 872 raste të reja me COVID-19  nga 3 mijë e 394 testime të realizuara, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive janë nga: Shkup – 459, Prilep – 51, Kavadarc – 35, Kumanovë, Manastir – 33, Ohër – 33, Tetovë – 31, Gostivar – 28, Shtip – 24, Negotinë – 15, Berovë – 15, Veles – 14, Kriva Pallankë – 13, Strumicë – 11, Strugë – 11, Krushevë – 9, Demir Hisar – 8, Gjevgjeli – 7, Kocan, Radovish – 6, Probishtipi – 6, Kërçovë – 5, Resnjë – 5, Bogdanc – 5, Sveti Nikollë – 3, Vinica – 1, Vallandovë – 1, Kratovë – 1, Demir Kapi – 1 , Makedonski Brod – 1 dhe Dojran – 1.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 412 pacientë të shëruar nga virusi korona, ndërsa 22 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21

Back to top button