224 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8 mijë e 554 raste nga 36 mijë e 943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes, pasi sot kanë vdekur 9 persona të infektuar, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 mijë e 730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 588.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 70 raste, Komuna Ferizaj 20 raste, Komuna Prizren 20 raste, Komuna Fushë Kosovë 16 raste, Komuna Kaçanik 13 raste, Komuna Vushtrri 10 raste, Komuna Mitrovicë 9 raste, Komuna Gjilan 8 raste, Komuna Lipjan 7 raste, Komuna Podujevë 7 raste, Komuna Drenas 6 raste, Komuna Skenderaj 6 raste, Komuna Dragash 5 raste, Komuna Malishevë 5 raste, Komuna Suharekë 5 raste, Komuna Pejë 4 raste, Komuna Klinë 3 raste, Komuna Viti 3 raste, Komuna Gjakovë 2 raste, Komuna Kamenicë 2 raste, Komuna Obiliq 2 raste dhe Komuna Shtime 1 rast.

Në konferencën për media, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar se do të ashpërsohen masat antiCovid.

Back to top button