225 studentë do të kenë mundësinë që të studiojnë në universitet hungareze

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, për Programin e Bursave Stipendium Hungaricum, për vitet 2024–2026.

Përmes këtij memorandum bashkëpunimi 225 studentë do të kenë mundësinë që të studiojnë në universitet prestigjioze hungareze që nga viti akademik 2024/25.

“Qëllimi i këtij Memorandumi është të lehtësojë dhe zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke kontribuar kështu, në një bashkëpunim reciprokisht të dobishëm në fushën e arsimit të lartë”, ka shkruar MAShT-në Facebook.

Ministrja Nagavci ka falënderuar Qeverinë e Hungarisë për mbështetjen financiare të studentëve nga Kosova ndër vite, duke theksuar mbështetjen e cila pritet që të ofrohet përmes këtij Memorandumi, përgjatë dy viteve, shkruan rtv21.tv.

“Përgatitja e kuadrove në fusha të caktuara me interes për shoqërinë, është shumë e rëndësishme për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit”, ka thënë Ministrja Nagavci.

Ndërsa, Ambasadori i Hungarisë, Bela Boszik ka falënderuar ministren për gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin dhe u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fushën e arsimit.

“Në kuadër të këtij programi, Hungaria do të ofrojë çdo vit 75 bursa Bachelor, Master, dhe PhD për studentët kosovarë që duan të studiojnë në universitetet hungareze në drejtimet Bujqësi, Shkenca Shoqërore, Shkenca Natyrore, Arte dhe Shkenca të Humanizmit, Art dhe Dizajn etj”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button