Humbi jetën ish-volejbollistja Vlora Hyseni

Ka vdekur ish-volejbollistja Vlora Hyseni.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Kosovës, përmes një telegram ngushëllimi.

“Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la“, thuhet në njoftimin e FVK-së.

Vlora ka qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe e Kolegjit AAB, shkruan rtv21.tv.

Gjithashtu FVK ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni dhe miqve e dashamirëve të saj./21Media

Back to top button