Gjendet personi që kërcënoi me thikë një grua në Prizren

Arrestohet grabitësi në Prizren

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore dy mujore, grupi hetimor i hetuesve rajonalë ka arritur që t’i bie në gjurmë një të dyshuari.

Ky i dyshuar me datën 1 shkurt, rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit, në rrugën “Zekiria Rexha” në Prizren kishte hyrë me forcë në një shtëpi nën kërcënim me thikë ndaj një gruaje, së cilës siç njofton Policia ia kishte mbyllur gojën kishte grabitur para kesh dhe stoli të arta në vlerë të konsiderueshme, shkruan rtv21.tv

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit./21Media

Back to top button