Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Shuplakat”

Mungesa e pesë të akuzuarve ishte arsyeja për shtyrjen e seancës gjyqësore “Shuplakat e porositura në Qendër “

Ndërsa sot në gjykatën Penale u paraqit edhe ish kryetari i qeverisë Nikolla Gruevski , Daniella Rangellova, Mile Janakievski si të akuzuar,e dëshmitar ishte Andrej Zhernovski.

Në rastin e komunës Qendër që kishte ndodhur në qershor të 2013 janë të akuzuar 14 veta prej të cilëve 5 si nxitës, ndërsa të tjerët si kryerës të drejtpërdrejt të dhunës. I akuzuari i parë është Gruevski, por edhe ish-ministri Mile Janakievski. Sipas akuzës Gruevski në këtë rast që ishte zbardhur në një nga bombat e opozitës dëgjohet si porositës për ushtrimin e dhunës ndaj kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski./21Media

Back to top button