23 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19n nga 880 testime. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142. Në total numri i rasteve aktive është 509.
Ministria njofton se janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës. Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media 

Back to top button