23 të krishterë masakrohen në Egjipt

Së paku 23 persona janë masakruar në Egjipt pasi njerëz të armatosur hapën zjarr drejtë të krishterëve që po udhëtonin me autobus në Kairo

Nuk është marrë përgjegjësi ende për sulmin në provincën Minya, që erdhi pas bombardimeve në kisha në Tanta dhe Aleksandri nga ISIS-i.

Grupi terrorist i ka cak të krishterët dhe grupet e tjera religjioze rreth botës, përfshirë këtu Libinë dhe Pakistanin, shkruan rtv21.tv.

Liderë myslimanë janë ngritur kundër barbarizmave të këtij grupi në Egjipt, por ISIS kanë bërë publik një artikull propagandë ku thuhet se të krishterët nuk meritojnë mbrojtje në Egjipt, sipas versionit të tyre të ligjit Sharia./21Media

Back to top button