Pacolli: LDK-AKR, koalicion i shpresës që nuk e zhvatë Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli para simpatizantëve në Kamenicë, kërkoi nga qytetarët e Anamoravës që t’i votojnë kandidatët e tyre për deputetë dhe të mos zhgënjehen

Ai kërkoi që të mos e humbasin shansin pë të pasur një qeverisje të mirë me akademikë dhe njerëz që dinë të qojnë vendin përpara.

Kreu i AKR-së kërkoi vota edhe për dy kandidatët për deputete, Labinotë Demi dhe Refiqe Tërnava, pasi sipas tij, do t’i japin hijeshinë Kuvendit, sikurse i dha mandatin e kaluar Labinotë Demi me punë dhe profesionalizmin e saj. Votën nga kamenicasit, Pacolli kërkoi edhe për kanidatët tjerë.

Ndërsa, kryetari i AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi tha se krahu tjetër, duke aluduar në koalicionin PDK-AAK-Nisma, i kanë bërë dëme të mëdha Kamenicës.

Kandidati i AKR-së për deputetë nga Kamenica Satmifer Kryeziu, kërkoi nga qytetarët e Anamoravës që të bëhen bashkë dhe të mos ia lënë fatin në duar të të tjerëve, por t’i votojnë kandidatët nga ky rajon që të dëgjohet zëri i qytetarëve të kësaj ane në Kuvendin e Kosovës.

Një fjalë përshëndetëse pati edhe nënkryetari i LDK-së në Kamenicë Nexhat Rexha, i cili kërkoi mbështetjen për koalicionin dhe kandidatët e kësaj ane për deputetë të Kosovës.

Në fund u prezantuan edhe disa prej kandidatëve të AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Back to top button