23 të mitur i dhanë fund beqarisë

Kosova përballet me një numër të madh të martesave të të miturve mes moshës 16 dhe 18 vjeçare. Vetëm gjatë vitit 2021 janë regjistruar 23 martesa të hershme në vend. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB).
Mosha me e re e vajzave dhe djemve që i dhanë fund beqarisë gjatë vitit 2021 ishte 16-17 vjeç.
Sipas të dhënave që ka siguruar portali rtv21.tv nga MPB-ja, vajza më e re që u martua gjatë vitit të kaluar ishte 16-vjeçe, ndërsa djali 17-vjeç e dy muaj.

Kujtojmë se gjatë vitit 2020 kishin ndodhur 21 martesa të hershme, ndërsa në vitin 2019 u regjistruan hiç më pak se 43 martesa të tilla.
Rastet për bashkëjetesë, “martesë” e lindje të fëmijëve nga të miturit nën 16-vjeç nuk janë të rralla në Kosovë.
Vetëm sot Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të tilla.
Policia ka deklaruar se të hënën një e mitur nga Peja dje u bë nënë për herë të parë. Po ashtu dje është arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili më shumë se një vit ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur (nën 16 vjeç)./21Media

Back to top button