Rritet numri i të shtrirëve në Covid-19 në Tetovë

Është dyfishuar numri i të shtrirëve në spital në krahasim me javën e kaluar në Kovid-qendrën në Tetovë. Të hënën e kaluar ka pasur gjashtë persona, ndërsa sot janë 12 në mjekim spitalor.
“Gjatë 24 orëve të kaluar deri në orën 7 të mëngjesit ka 77 kontrolle, ndërsa më pas kemi katër pranime të reja dhe një dalje nga mjekimi spitalor. Të gjithë 12 janë në mbështetje të oksigjenit. Nga 12-të të hospitalizuari, katër janë të vaksinuar me dy doza, derisa të tjerët aspak nuk kanë qenë të vaksinuar”, informoj mjeku Hasan Iljazi nga spitali klinik në Tetovë.
Në mjekim spitalor nga Kovid ka edhe në në hapësira të repartit infektiv ku janë të liruar pesë vende./21Media

Back to top button